9 C
Prizren
E shtunë, 31 Janar, 2026

LDK, me frymë të vjetër

LDK-zyra ne PrizrenZërat kundër koalicionit PDK-LDK brenda kësaj të fundit nuk pritet të sjellin frymë të re dhe lidership të ri brenda subjektit që ka mbushur njëzetepesë vjet në skenën politike të Kosovës. Ndonëse fuqia politike e të pakënaqurve të LDK-së si dhe mbështetja e elektoratit të saj është mjaft e madhe, kjo nuk pritet ta lëkundë karrigen e Isa Mustafës si kryetar partie.

Të paktën këto janë vlerësimet e analistëve politikë në vend, sipas së cilëve shtyrja e zgjedhjeve brenda LDK-së të parapara për t’u mbajtur në dhjetor të këtij viti, është vetëm një dëshmi që Mustafa dëshiron të fitojë kohë për të mos lëkundur pozicionin që ka. Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike në një prononcim dhënë Tribunës ka thënë se Mustafa është i vetëdijshëm për kundërshtitë brenda partisë si dhe për humbjen e zgjedhjeve të LDK-së, e cila më 8 qershor u rendit partia e dytë në vend.

“Shtyrja e mundshme e zgjedhjeve të brendshëm ka për qëllim që z. Mustafa në këta muajt e ardhshëm ta centralizojë tutje partinë, t’i mbysë zërat kundër dhe ta krijojë një klimë mbështetëse të tij nga strukturat e partisë duke u dhënë atyre pozita tashmë në strukturat e administratës shtetërore”, ka thënë Korenica…/tribuna/

Më Shumë

“Një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër shqiptarëve në Kosovë”, zbulohet letra e Kadaresë për Presidentin Bush në 1991

Në 90 vjetorin e lindjes së gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, në ceremoninë e zhvilluar nga Ministra për Europën dhe Punët e Jashtme...

Prokuroria interviston komisionerët për dallaveret me vota në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur të mërkurën një aksion lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore në komunën e Malishevës, duke intervistuar...

Lajmet e Fundit