LDK-ja formon “Këshillin e Nderit të Partisë” në Prizren

Kryetari i sapozgjedhur i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka propozuar formimin e “Këshillit të Nderit të Partisë”.

“Këshillin  do ta përbëjnë figurat ikonike të LDK-së, që kanë dhënë kontribut të madh patriotik dhe kombëtarë si anëtar të Lidhjes Demokratike në Prizren, që nga viti 1989”,njofton LDK-ja në Prizren.

Selmanaj, në takimin e parë që ka pasur me anëtarët e Kryesisë së Re, ka kërkuar mobilizim të partisë.

Ndërkaq, pjesë e Kryesisë së LDK-së në Prizren, do të jetë edhe intelektuali, shkrimtari dhe veprimtari i çështjes kombëtare Haki Latifi./PrizrenPress.com/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

EC Ma Ndryshe shpreh shqetësime për gjetjet e auditorit në Komunën e Prizrenit

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe ka shprehur shqetësim serioz lidhur me gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prizrenit për...

Lajmet e Fundit