20.8 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

LDK-ja në Prizren kritikon pushtetin për mosndriçimin e qytetit

LDK-ja në Prizren e ka kritikuar pushtetin lokal se ka dështuar në realizimin e projekteve për ndriçimin publik.

Sipas LDK-së,  ndriçimi që është përuruar nga pushteti lokal, një pjesë e tyre është jashtë funksionit.

Komunikata e plotë e LDK-së në Prizren:

Ndriçimi publik ka qenë çështja me të cilën, qeveria lokale e Prizrenit, është mburrë aq shumë, pothuajse çdo ditë, që katër vite pushtet.

Meqenëse nuk ja dilnin të realizonin asnjë projekt madhor të hajrit, sa herë i varnin 5-10 llampa ndriçuese diku, e bënin temë mediale, sidomos ne rrjetet sociale, aq sa, siç thotë populli, veç që s’na fusnin gishtin në sy për të thënë, “hej shiko se çfarë bëmë!”

Turma e militantëve të paguar, aktivizonin profilet e tyre false, për të bërë propagandë sikur këta e kanë shpikur ujin e nxehtë.

Por e vërteta qëndron ndryshe, as këtë punë, asnjëherë nuk kanë arritur ta kryejnë me sukses. Rrjeti i ndriçimit publik, ka pasur e vazhdon të ketë probleme, si rezultat i mosinteresimit të pushtetit për tu kujdesur për ta mirëmbajtur.

Shumë llampa me ditë e javë të tëra mbesin jashtë funksionit, në rrugët qendrore e në periferi të qytetit të Prizrenit.

Shto këtu edhe faktin e egzistencës nëpër rrugë të numrit të madh të qenëve endacak, me të cilët ky pushtet, gjithashtu, ka dështuar të merret, padyshim se në vazhdimësi ka ngjallur frikë e traumë tek qytetarët sa herë mbrëmjeve e natën vonë, nëpër terr detyrohen të lëvizin.

Zgjedhjet e vjeshtës do të jenë rast i mirë për prizrenasit që të tregojnë se nuk mashtrohen lehtë me propagandë boshe, siç pretendojnë zyrtarët në pushtet dhe partia prej nga vijnë ata, dhe se me votën e tyre, besojmë do ta ndëshkojnë këtë kabinet dembelesh, të paaftësh e të papërgjegjshëm karshi nevojave të qytetarëve, madje edhe ato nga infrastruktura elementare.
Prizren
28.07.2021
P.s: Fotot tregojnë se në cfarë gjendje e kanë lënë rrjetin e ndriçimit publik në shumë zona të qytetit.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme dhe pemë
Mund të jetë një imazh i pemë dhe rrugë

Më Shumë

Arrestohet një person në Suharekë, postoi foto me armë

Një person në Suharekë ka rënë në prangat e policisë pasi që i njëjti në rrjete sociale kishte postuar foto me armë. Sipas raportit 24...

Rasti i 71-vjeçarit që vdiq pasi ra nga Kalaja e Prizrenit, avokati thotë se ka dyshime

Një 71-vjeçar nga fshati Llashkadrenoc i Malishevës, me vendbanim në Prizren, ka humbur jetën mbrëmë pasi u rrëzua nga Kalaja e Prizrenit. Avokati Gent Gjini,...

Lajmet e Fundit