6.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

LDK-ja në Prizren shkarkon Haxhi Avdylin dhe tre të tjerë

Haxhi Avdyli është shkarkuar nga të gjitha funksionet e LDK-së në Prizren.

Bashkë me Avdylin janë shkarkuar dhe dy anëtarët e Kryesisë, Arsim Berisha, Artan Hoxha dhe kryetari i nëndegës së LDK-së në Landovicë, Fadil Berisha.

Avdyli, një mandat pati drejtuar degën e LDK-së në Prizren. Pas përfundimit të mandatit të kryetarit, ai ka qenë anëtar i Kryesisë së këtij subjekti politik.

“Për shkak të angazhimit në iniciativa tw tjera politike, ata nuk përfaqësojnë më Lidhjen Demokratike të Kosovës, prandaj i lirojmë nga të gjitha përgjegjësitë”, thuhet në vendimin e shkarkimit të Kryesisë së LDK-së në Prizren.

Haxhi Avdyli, Arsim Berisha, Artan Hoxha dhe Fadil Berisha i janë bashkuar iniciativës së Vjosa Osmanit, shkruan “PrizrenPress”.

Vendimi për shkarkimin e tyre është marrë në mbledhjen e datës 3.1.2021

Ata bashkë me Osmanin javën e kaluar kanë mbajtur edhe një takim me qytetarët e Prizrenit.

Sekretari i LDK-së në Prizren, Nderim Gashi, ka konfirmuar shkarkimin e Avdylit dhe tre të tjerë. Ai nuk ka komentuar këtë vendim të Kryesisë.

“Kundër këtij vendimi palët e pakënaqura mund të bëjnë ankesë në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së”, thuhet në vendimin e shkarkimit të Kryesisë së LDK-së në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahovec: Vetura pëson defekt gjatë ndjekjes prej policisë, arrestohet një person

Policia është vënë sonte në ndjekje të një veture në Bllato të Rahovecit.   Gjatë ndjekjes, vetura në fjalë ka pësuar defekt, me ç’rast një person...

Policia bastis një banesë në Suharekë – sekuestron drogë, armë dhe mjete të rrezikshme

Policia e Kosovës ka realizuar një kontroll në një banesë në Suharekë, ku ka gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, armë dhe mjete të dyshuara...

Lajmet e Fundit