20.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

LDK mbledh të mërkurën Këshillin e Përgjithshëm

kryesia e ldkLidhja Demokratike e Kosovës e drejtuar nga Isa Mustafa të mërkurën do ta mbledh organin e saj më të lartë- Këshillin Drejtues. Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Blic burime brenda LDK-së. Sipas këtyre burimeve, të mërkurën pritet që të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm. Siç merr vesh Gazeta Blic në këtë mbledhje kryetari i LDK-së, Isa Mustafa do të propozoj që të marrë vendim që ose ta ketë postin e Kryeministrit me koalicionin LVAN, ose kjo parti do të kaloj në opozitë.

“Tani na kanë ardhur ftesat, ndërkaq, nesër pritet që të vij edhe rendi i ditës”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Që nga dita kur LVAN hoqi dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit, ka filluar përplasja ndërmjet zyrtarëve të AAK-së dhe atyre të LDK-së për postin e kryeministrit.
AAK sot mblodhi edhe kryesinë e partisë ku morën vendim që ose Ramush Haradinaj të jetë kryeministër, ose do të prishet Blloku LVAN.

Më Shumë

Fatmir Limaj në PDK? Hamza paralajmëron risi në listë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur sot për mundësinë që Fatmir Limaj të kthehet në partinë e tij. Hamza në përgjigje para gazetarëve nuk...

“Hasi Jehon”, festivali gjysmë shekullor që ruan traditën

Tre netët e para të majit, malet e fshatit Gjonaj patën jehonë tjetër. Më 1, 2 dhe 3 maj, aty u mbajt Festivali “Hasi Jehon”,...

Lajmet e Fundit