25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

LDK në Prizren përkrahë iniciativën për hapësira të gjelbra në qytet

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, duke marrë parasysh nevojën e madhe të qytetarëve të Prizrenit për hapësira të gjelbra dhe parqe, del në përkrahje të iniciativës së shoqërisë civile për më shumë hapësira të gjelbra edhe brenda lagjeve të banuara.

“Dega e LDK-së, në Prizren do të përkrah ndryshimin e destinacionit të hapësirës publike të ish Ben-Afit, në hapësirë të gjelbërt e që paraprakisht sipas planit rregullativ është paraparë për ndërtim të lartë”, thuhet në komunikatë.

“Lidhja Demokratike, Dega në Prizren paraprakisht kërkon nga organet gjyqësore të Kosovës, zgjidhjen sa më të shpejtë të kontestit gjyqësor dhe paqartësive rreth shfrytëzimit të kësaj prone”.

“Duke u bazuar në “Raportin e funksionimit të komunave”, të publikuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në vitin 2014, mesatarja e sipërfaqeve të parqeve për kokë banori në m2 në nivel të Kosovës është 1.61, ku Peja ka 3.83, Prishtina 5.21 e disa qytete të tjera deri në 8.27 mirëpo qyteti i Prizrenit I ka vetëm 0.11 m2 hapësira të gjelbërta për kokë banori”.

“Hapësira prej 0.11 m2 për kokë banori, është shumë e ulët jo vetëm për nivelet Europiane por edhe shumë larg nga mesatarja e Kosovës. Kjo përqindje kaq e ulët e hapësirave të gjelbërta në Prizren, çdo ditë e më shumë shtron nevojën e shtrimit të sipërfaqeve të gjelbërta”.

“Sot është fakt I kontestueshëm kemi shumë pak hapësira të gjelbërta për shkak të ndërtimeve të njëpasnjëshme dhe betonizim pa kriter, ndërkohë që zonat e gjelbërta të mirëfillta brenda lagjeve të mëdha të qytetit nuk janë planifikuar. Ndërtimet pa respektuar kuotën e hapësirave të gjelbërta kanë rrezikuar ndishëm cilësinë e jetesës në Prizren. LDK do të mbroj me këmbëngulje çdo cm gjelbërim të ngelur dhe të kërkojmë transofrmimin e atyre pak hapësirave të mbetura në parqe me gjelbërim”.

“Prandaj, Dega e LDK-së në Prizren kërkon fillimin e shqyrtimit të planit rregullativ për ngastrën publike te ish Ben-Afi dhe fillimin e riprocedimit të saj për zonë të gjelbërt”.

“Po ashtu Dega e Lidhjes Demokratike në Prizren kërkon që edhe hapësira kaq e madhe e oborrit të Shtëpisë së Bardhë e cila është mbyllur me rrethoja, që një pjesë e madhe e saj t’i rikthehet qytetarëve. Meqenëse ky oborr në pjesën më të madhe të saj është i pashfrytëzuar, ne kërkojmë që të krijohet një park dhe hapësirë e gjelbërt për banorët e asaj pjese. Prandaj krijimi i dy parqeve brenda qytetit, ai te ish Ben-Afi dhe një pjesë e oborrit të Shtëpisë së Bardhë por edhe hapësirave rreth kalimit të hekurrudhës, sadopak do rrisnin përqindjen e hapësirave të gjelbërta brenda qytetit të Prizrenit dhe do rrisnin ndjeshëm kualitetin e jetës në Prizren”.

“Ne përshëndesim iniciativën e mëhershme për heqjen e rrethojave të Shtëpisë së Bardhë nga Organizata “EC Ma Ndryshe“ por njëkohësisht do i japim përkrahje iniciativës së “Projektit të gjelbërt” të KDI-së por edhe çdo iniciative të qytetarëve të lagjeve të ndryshme për më shumë hapësira të gjelbërta që do kenë ndikim në kualitetin e jetës në qytet, do kenë përkrahjen e pakyrsyeshme të Degës tonë”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

E rrahën një person dhe e futën me forcë në veturë, arrestohen katër burra në Prizren

Katër burra janë arrestuar në Prizren pasi që të njëjtit pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht një person. Sipas policisë, të dyshuarit e kanë...

Regjistrimi i popullsisë zgjerohet në dy objektet e Komunës së Prizrenit

Procesi i regjistrimit të popullsisë është bërë edhe më i lehtë për banorët e Prizrenit. Koordinatori i komisionit komunal për regjistrimin e popullsisë, Haxhi Seferqaj,...

Lajmet e Fundit