15.4 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025

LDK në Zhur: Përvjetori i shkollës u zbeh nga analfabetët

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Zhur, nuk është e kënaqur me mënyrën e shënimit të 100- vjetorit të shkollës “Dëshmorët e Zhurit”.

Sipas këtij subjekti politik, ka filluar t’i humbë imazhi i krijuar deri më tash.

“Dje në Zhur është shënuar 100- vjetori i punës dhe i veprimtarisë edukativo-arsimore, të një ndër shkollat e para shqipe në Kosovë”, thuhet në reagimin e LDK-së në Zhur, përcjellë PrizrenPress.

“Për fat të keq të qytetarëve të Zhurit dhe lokalitetit, aktualisht këtë shkollë e udhëheqë një grup njerëzish me ide e bindje të demoduara nga e kaluara e ”Lëvizjeve ilegale”, të cilët i mohojnë vlerat dhe shkollën e konsiderojnë pronë të tyre”.

“LDK Dega Zhur, reagon që ky grup injorantesh të cilët kanë dëmtuar dhe vazhdojnë ta dëmtojnë rënd imazhin e vlerat historike dhe arsimore të kësaj shkolle, jo vetëm për Zhurin, por edhe për fshatrat e lokalitetit, sepse në këtë shkollë ABC-në e parë e kanë mësuar edhe shumë nxënës e kuadro të vyera nga i tërë lokaliteti: Vërmica, Vlashnja, Kobaja, Dobrushti e Shkoza, rezultatet e të cilëve këtij grupi nuk i konvenojnë. Athua historia e shkollës së Zhurit fillon me këtë grup injorantësh e analfabetësh?”.

“Një përvjetori të tillë do t’ia kishin pasur lakmi edhe shumë treva mbarëkombëtare, ndërsa tek ne të kalojë në heshtje. Kjo është një nëpërkëmbje për vlerat e kësaj shkolle dhe të Zhurit në përgjithësi”.

“Së paku bile kryetari i Komunës së Prizrenit, që është nga Zhuri z.Ramadan Muja dhe i cili ka qenë nxënës i kësaj shkolle duhet të merrte pjesë në këtë manifestim e shumë-shumë kuadro tjera të larta shkencore më tituj akademik dhe doktor shkencash”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

82-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit shënohet me veprimtari përkujtimore, akademike dhe kulturore

Nesër festohet 82-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit. Në kuadër të ditëlindjes së tij, Komisioni Qeveritar për Persona e Zhdukur do të zhvillojë aktivitet...

Malishevë: 600 euro kamatë në muaj për 3000 të huazuara

Një 33-vjeçar nga fshati Turjakë I Malishevës ka raportuar në polici se kishte marrë 3000 euro me kamatë mujore prej 20%, nga dy përsona...

Lajmet e Fundit