9.3 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

LDK nesër del me qëndrim për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave në Prizren

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren, pritet të dalë me një qëndrim zyrtar për zgjedhjen e drejtorëve të rinj të shkollave.

Takimi i Kryesisë së Degës, mbahet nesër.

Kryetari i Degës, Haxhi Avdyli, ka konfirmuar mbajtjen e takimit, ndonëse nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.

“Nesër e kemi një takim dhe do të marrim një qëndrim”, tha Avdyli për “PrizrenPress” .

Drejtoria e Arsimit në Prizren, ka publikuar listën me emra të drejtorëve të rinj të shkollave.

Kjo listë është kundërshtuar nga disa kuvendarë të LDK-së dhe VV-së.
Këshilltari i LDK-së në Prizren, Haziz Hodaj dhe Petrit Hoxhaj kanë shprehur zhgënjimin e tyre, ndaj drejtorit të Arsimit , Skënder Susuri.

E zhgënjyer është shprehur edhe kuvendarja e VV-së, Mimoza Bushrani.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile, në raportin e tyre, kanë treguar ndërkaq se procesi i zgjedhjes së drejtorëve të rinj është përcjellë me mungesë të transparencës.

Drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri tha se “zërat kundërshtues, nuk po ofrojnë argumente”.
“Ata që po flasin e kanë hallin që të afrimit e tyre nuk janë zgjedhur”, ka thënë Susuri./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Një qytet, një derbi, një betejë: Liria – Prizreni sot luhet pa shikues

Derbi i qytetit mes Lirisë dhe Prizrenit zhvillohet sot në kuadër të Ligës së Parë, pa praninë e tifozëve. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Kryetarja Emra: Gjykata e Prizrenit nuk ka pasur kapacitet për 109 të ndaluarit për keqpërdorim të votave

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, në një intervistë në “Tempus” foli edhe për aksionin ndaj të dyshuarve për keqpërdorim me vota,...

Lajmet e Fundit