4.5 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

LDK nuk e prish LVAN-in, edhe nëse nuk e merr kryeministrin

Sadri-FeratiLidhja Demokratike e Kosovës (LDK), si partia më e madhe e koalicionit LVAN, do ta kërkojë me konsensus pozitën e kryeministrit. Nëse kjo nuk do t’u sigurohet atyre pas konstituimit të kuvendit, ata nuk do ta prishin koalicionin paszgjedhor.

Deputeti i LDK-së, Sadri Ferati, thotë për lajmi.net se LDK është duke e shikuar mundësinë që të ulen me partnerët e koalicionit për t’i diskutuar hapat e mëtutjeshëm. Ndërsa, thotë se për marrëveshjen që ua siguron atyre pozitën e kryeministrit, presin ta kenë pajtimin edhe të partive tjera të bllokut.

“Nuk do ta prishim koalicionin në rast të ndonjë papajtueshmërie midis nesh. Besoj se aty do të merremi vesh me konsensus”, tha Ferati. /Lajmi/

Më Shumë

Drini i Bardhë përballet sot me Flamurtarin në Prishtinë

Drini i Bardhë zhvillon sot ndeshjen e radhës në Ligën e Dytë të Kosovës, ku përballet në transfertë me Flamurtari. Takimi do të luhet në...

Sot 7 Marsi, Dita e Mësuesit

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Deri në fillim të viteve ’90 në Shqipëri,...

Lajmet e Fundit