15.8 C
Prizren
E martë, 14 Prill, 2026

LDK i shtynë zgjedhjet për pranverën e vitit 2015

LDK-zyraNënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se zgjedhjet e brendshme në këtë parti sipas të gjitha gjasave do të shtyhen për pranverën e vitit të ardhshëm.

LDK-ja është dashur t’i mbajë zgjedhjet në nëntor, mirëpo, sipas Haziri, ngërçi politik ka bërë që ato të shtyen për “pak muaj”.

Ai ka thënë se LDK-ja do të kujdeset që këto zgjedhje të jenë të lira, të drejta dhe kualitative, derisa ka shtuar se do t’ju jeper hapësirë e mjaftueshme gjeneratave të reja.

Haziri në emisionin “Fort” të Rrokum TV, nuk ka pranuar të flasë për emrat e kandidatëve të mundshëm për postin e të parit të partisë, por ka thënë se ai i qëndron lojal “këtij lidershipi dhe kësaj LDK-je që është sot e 25 vjet”. /Indeksonline/

Previous article
Next article

Më Shumë

Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan

Një shtetas amerikan e ka humbur jetën sot rreth orës 17:00 në Prevallë, pas një vetaksidenti. Rastin  e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë...

Totaj uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve, thekson përkushtimin për integrim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar sot komunitetin rom me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, duke vlerësuar...

Lajmet e Fundit