27.8 C
Prizren
E shtunë, 6 Shtator, 2025

LDK: Me sondazhe të porositura dhe anonime nuk fitohet besimi i qytetarëve

Isa Mustafa LDKLidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i dënon përpjekjet e qeverisë në largim, që nëpërmes sondazheve të porositura dhe anonime, po përpiqet të krijojë amulli tek qytetarët e Kosovës, të cilët janë përcaktuar për ndryshime në Kosovë dhe për ta dënuar me votë ata që me korrupsion, nepotizëm dhe pa transparencë kanë qeverisur deri më tani.
Sondazhi i paguar, i porositur dhe i publikuar të martën nga disa portale, sipas LDK-së, tregon për gjendjen e rëndë në të cilën është katandisur partia në pushtet dhe grupi i saj profiter, në prag të humbjes plebishitare që do ta përjetojnë më 8 qershor.

“I ftojmë të gjithë elektoratin e LDK-së si dhe gjithë qytetarët e Kosovës që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve që po bëhen në prag të zgjedhjeve nacionale, sepse kjo qeveri është duke numëruar mbrapshtë edhe 18 ditët e fundit që i kanë mbetur në pushtet”, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK, duke u bazuar në sondazhet e vazhdueshme që nuk janë të porositura, duke u bazuar nga të dhënat që vijnë nga terreni, mbështetja e gjerë qytetare, mobilizimi i strukturave të saj dhe lidershipin e saj pakonkurrencë, e pret me qetësi ditën e zgjedhjeve dhe i bën thirrje oponentit të saj politik, PDK-së, që t’i ndërpresë përpjekjet për cenimin e procesit zgjedhor, duke e parë humbjen që po i afrohet.

“LDK i bën thirrje gjithë anëtarësisë së vet dhe qytetarëve që të sillen konform rregullave zgjedhore dhe i garanton ata se nuk do të tolerojë cenimin e asnjë vote të vetme. LDK iu bën thirrje vëzhguesve vendorë dhe të huaj, si dhe përfaqësive diplomatike në Kosovë, që të përcjellin nga afër gjithë procesin zgjedhor dhe i garanton ata se LDK, si pjesë e Partive Popullore Evropiane, duke qeverisur në ardhmen, do të instalojë praktikat më të mira demokratike për zgjedhje të lira, të cilat reflektojnë vullnetin e sovranit”, thuhet më tej në reagim.

Në fund, LDK thotë se vullneti i sovranit më 8 qershor është i ditur, “në mbështetje të listës së kandidatëve të LDK-së për deputetë dhe kryeministrit të ardhshëm, Isa Mustafa”.

Më Shumë

Kryetari i Malishevës shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Astrazup

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në fshatin Astrazup, ku humbën jetën dy persona nga...

Edhe nga një muaj paraburgim ndaj Nexhmi Krasniqit dhe 3 tjerëve nën dyshimin për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie tatimi

Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nga një muaj ish-drejtorit të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi- aktualisht drejtor...

Era e tokës

Lajmet e Fundit