12.4 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

LDK: UPZ po i punëson militantët e PDK-së

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, ka shprehur shqetësim lidhur me ndërhyrjet politike në Universitetin e Prizrenit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron konkursin e fundit, për plotësimin e vendeve të punës në Administratën e Universitetit, si konkurs elektoral, i shpallur në kohë të zgjedhjeve, i cili është i destinuar për t’i sistemuar militantet e PDK-se, në Universitetin e Prizrenit”, thuhet në komunikatën e LDK-së në Prizren..

:Lidhja Demokratike e Kosovës, në Prizren , fton menaxhmentin e Universiteti të Prizrenit, të mos keqpërdor situatën e krijuar pas zgjedhjeve , për t’i realizuar ambiciet e njerëzve te caktuar që kanë kontribuar që të politizohet deri ne ketë masë Universitetin e Prizrenit”

“Lidhja Demokratike e Kosovës , do shfrytëzoj te gjitha mekanizmat ligjor për te kontestuar shkeljen e radhës që bënë menaxhmenti i Universitetit te Prizrenit”/PrizrenPress.com/

/

Më Shumë

Kurti përkujton viktimat e masakrës së Korishës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, anëtarë...

LDK-ja në Suharekë propozon kandidatët për deputetë, Blerim Kuqi i rikthehet garës

Dega e LDK-së në Therandë (Suharekë) ka bërë të ditur se, pas një procesi të gjerë konsultimesh me strukturat e saj, ka vendosur të...

Lajmet e Fundit