17.2 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Legjenda e Liverpoolit bënë një parashikim interesant për karrierën e Brojës

Armando Broja është kthyer padyshim në një nga zbulimet e këtij sezoni në futbollin anglez, duke shënuar 12 gola me Southamptonin në të gjithë kompeticionet e duke treguar se mund të mbajë ritmin e një kampionatit të rëndësishëm si Premierliga edhe pse në një moshë të re.

Pakkush e priste një shpërthim të tillë, por duket se një emër shumë i njohur i futbollit anglez si Jamie Redknapp, ish-lojtar i Liverpoolit e Anglisë, e kishte parashikuar gjithçka shumë vite më parë.

Emri i Brojës tani qarkullon vazhdimisht në studiot e emisioneve sportive në Angli dhe duke folur në “Sky Sports News”, ish-futbollisti i Arsenalit dhe Anglisë, Pol Person, zbuloi se në një bisedë me Redknapp disa vite më parë, kishte dëgjuar për Brojën, kur ai ishte ende pjesë e akademisë së Chelseat.

“Jamie Redknapp më tregoi për të tre, katër vite më parë. Më tha ‘është ky lojtar te Chelsea, një djalë shqiptar, i cili me siguri do të arrijë në majë’”, tregoi ai bisedën që kishte pasur me Redknapp një nga emrat që ka lavdëruar gjithmonë Brojën për paraqitjet e tij.

Më Shumë

Kastrati: Synojmë që Malisheva të bëhet komuna më e pastër në vend

Ka nisur aksioni njëmujor për pastrimin e ambientit në Komunën e Malishevës, me moton “Për Malishevën e pastër”, i cili do të zgjasë gjatë...

Përkujtohet dëshmori Xhevdet Morina në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike është përkujtuar dëshmori i kombit, Xhevdet Qazim Morina, i cili ra më 30 mars 1999 gjatë luftimeve në vendin...

Lajmet e Fundit