17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Lëndohet një punëtore në fabrikën e këpucëve në Prizren

Punëtorët shpesh herë kërkojnë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që marrin gjatë kohës që punojnë në kompani të ndryshme. Në disa raste ato ndodhin për shkak të kushteve jo të mira në punë, por ka herë kur gjithçka ndodh aksidentalisht.

Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku një vajzë ka marrë lëndime në vendin e saj të punës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se ajo ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve që kishte marrë në fabrikën e këpucëve, ku edhe punon.

Pas intervenimit të stafit mjekësore, gjendja e viktimës është stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Por për shkak të natyrës së lëndimit, ajo është shtrirë në spital ku edhe po vazhdon trajtimin e mëtutjeshëm nën përkujdesjen e mjekëve.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor aksidental’.

Më Shumë

“Beteja 3” në fundjavë

Fundjava pritet të jetë edhe më e ‘zjarrtë’ në basketbollin e Kosovës. Në këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e treta gjysmëfinale të “Play-offit” në...

Mourinho mund të jetë zëvendësues i Kloppit në Liverpool

Të zëvendësosh Jurgen Kloppin nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në Liverpool është shumë e madhe, por tifozët e...

Lajmet e Fundit