7.7 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

E lënë për fund

UP-rektoratiKanë kaluar shtatë ditë nga shpallja e konkursit për Rektor në Universitetin e Prishtinës dhe ende asnjë kandidat nuk ka aplikuar për të marrë këtë pozitë. Zyrtarë të Rektoratit kanë treguar se deri në mesditën e së mërkurës në ndërtesën e Rektoratit e as në e-mail adresën zyrtare të këtij institucioni ende asnjë kandidat nuk ka dorëzuar aplikacionin për pozitën e Rektorit.

Por ekspertë të arsimit theksojnë se ende është herët për të thënë nëse do të ketë konkurrencë në Rektorat për pozitën e rektorit. Halim Hyseni, njohës i çështjeve të arsimit, shprehet se do të ketë konkurrencë në Universitetin e Prishtinës për këtë pozitë. Ai beson që gjatë ditëve në vijim do të ketë kandidat serioz të cilët do të kontribuojnë në mbarëvajtjen e mësimit në UP.

“Mendoj që gjatë kësaj periudhe të shkurtë aplikantët tashmë janë të bindur dhe kanë vullnet të bëjnë gjëra pozitive në UP. Kështu që besoj dhe shpresoj që do të ketë kandidat të cilët besoj që do të kontribuojnë që ky universitet të dal nga ky rreth vicioz”, ka thënë Hyseni./tribuna/

Previous article
Next article

Më Shumë

Heqja e kalldërmit shënon fillimin e një epoke të re në sheshin e ‘Shatërvanit’ në Prizren

Heqja e kalldrëmit të vjetër në zonën e “Kejit” në Shatërvan ka zgjuar interesim dhe diskutim të madh në opinionin publik. KLIKO VIDEON: https://www.facebook.com/reel/27684284817881954 Megjithatë, përtej nostalgjisë...

Zgjidhet kryetari i Këshillit të Prindërve në nivel komunal në Suharekë

Në ambientet e Komunës së Suharekës është mbajtur takimi i Këshillit të Prindërve në nivel komunal, me qëllim të konstituimit të këtij këshilli dhe...

Lajmet e Fundit