6.7 C
Prizren
E diel, 2 Nëntor, 2025

Letra e Faik Konicës drejtuar gazetës “Giornale d’Italia”

Nga Aurenc Bebja, Francë – 24 Korrik 2021

“Giornale di Udine” ka botuar, me 11 qershor 1920, në ballinë, letrën që Faik bej Konica i ka dërguar asokohe “Giornale d’Italia”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Burimi: Giornale di Udine, 11 qershor 1920

Romë, 10 qershor. — “Giornale d’Italia” merr letrën në vijim nga Faik bej Konica, president i Federatës Shqiptare “Vatra” :

Z. Drejtor. — Lajmet nga Shqipëria, të botuara sot nga “Giornale d’Italia” dhe në gazeta të tjera do të kenë emocionuar të gjithë ata, italianë dhe shqiptarë që kishin ëndërruar për një ngjarje të sinqertë dhe vëllazërore midis dy vendeve.

Që interesi i popullit shqiptar konsiston në mbajtjen e marrëdhënieve të përzemërta me Italinë dhe në mos dëmtimin e interesave më këtë popull të madh të afërt dhe miqësor tradicionalisht, është një fakt i dukshëm dhe i qartë.

Unë dhe miqtë e mi shprehim keqardhje për verbërinë dhe absurditetin e atyre shqiptarëve që janë përgjegjës për këto veprime armiqësore.

Lidhur me pjesën e përgjegjësisë që i bie autoriteteve italiane, ju mbetet juve ta shqyrtoni, artikulli juaj sot dhe mendimet që shumë italianë kanë shprehur me rastin e këtyre incidenteve të mjerueshme më kanë bindur që në Itali njihen disa nga shkaqet e trishta të keqkuptimit.

Ju lutem, z. Drejtor, të siguroni publikun italian për një të vërtetë që në këtë moment po keqkuptohet, domethënë se populli shqiptar ruan akoma, pavarësisht nga gjithçka, ndjenjat e dashura për popullin e madh italian.

Faik bej Konica

https://www.darsiani.com/la-gazette/giornale-di-udine-1920-letra-e-faik-konices-drejtuar-gazetes-giornale-d-italia/ / KultPlus.com

Më Shumë

Lidhjet e para të Fan S. Nolit me Biblën

BUJAR MEHOLLI Shkrimet e para dhe drama “Israilitë dhe Filistinë” Qysh në rininë e hershme plot vrull e angazhim social, kur nisi të merret me gazetari...

Ndalohet për 48 orë prokurori që u arrestua për marrje ryshfeti

Prokuroria Speciale ka njoftuar se i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh të dyshuarit, B.Sh., për kryerjen e veprës penale “Marrja e...

Lajmet e Fundit