Letra e Karl Marx e cila u shit mbi 53 mijë dollarë

Një letër jashtëzakonisht e rrallë e shkruar nga filozofi gjerman Karl Marx dhe që mban datën 1 tetor 1879 u shit për më shumë se 53 mijë dollarë në një ankand në Boston (Massachussets).

“Kur u ktheva nga bregu i detit, gjeta kartën tuaj të 23 shtatorit. Do të më pëlqente të më dërgonit disa kopje të “Zbulimit” sepse nuk kam asnjë”, -shkruante në atë letër Marksi. Publikimi që Marksi aludon qartazi është mbi “Zbulimin e historisë diplomatike të shek XVIII” që u publikua me disa numra në shtyp në gusht të 1856 deri në prill të 1857.

Letrat e Marksit janë jashtëzakonisht të rralla dhe jashtë institucioneve inekzistente dhe kjo është e vetmja që kemi gjetur, – shprehet në një komunikatë Bobby Livingston, zëdhënës i ankandit.

E njëjta shtëpi ankandi shiti një fotografi të Mahatma Gandhi-t të firmosur nga ai vetë për 41.806 dollarë. Fotografia, në të cilën shihet Gandi duke ecur bashkë me politikanin indian, Madan Mohan Malaviya pas ciklit të dytë të koferencës së tavolinës së rrumbullakët indiane është e firmosur me penë stilografike me iniciale “MK Gandhi”. / bota.al

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

EC Ma Ndryshe shpreh shqetësime për gjetjet e auditorit në Komunën e Prizrenit

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe ka shprehur shqetësim serioz lidhur me gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prizrenit për...

Lajmet e Fundit