18.8 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Lezen e Mikullovcin i kthen bashkë në skenë ‘Dashnori i nënës sime’

Lezja e Mikullovci-Dashnori i nënës sime“Dashnori i nënës sime” me tekst të Adem Mikullovcit dhe regji të Ilirana Arifit, ishte premiera e cila u dha të mërkurën mbrëma në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

“Dashnori…”, shfaqje e zhanrit komedi, arriti që gjatë tërë kohës ta mbajë vëmendjen e publikut i cili mbushi sallën. Të qeshura dhe duartrokitje përcollën shumë pjesë të shfaqjes, veçanërisht me paraqitjen e dy veteranëve të teatrit në skenën e cila i bashkoi pas 25 vjetësh.

Pjesë e shfaqjes ishin edhe Sheqerie Buqaj në rolin e Bukurisë, Ylber Bardhi në rolin e doktorit dhe Florentina Ademi në rolin e fqinjës, dhe Basri Shala. Shfaqja trajton një temë sociale, ku realiteti aktual në vend përshkon periudhën e transicionit në shoqëri.

Për regjisorin e dramaturgun Agron Gërguri, shfaqja e plotëson një kriter tek shkakton një të qeshur si nevojë fiziologjike, por jo edhe aq estetike. Sipas tij, teksti ka disa mangësi të cilat ka qenë e mundur të mbulohen.

Por për Mikullovcin nuk kanë shumë rëndësi kritikat që i merr. Sipas tij, matësi më mirë i një shfaqjeje është publiku.

“Me Lezën shumë herë kemi qenë partnerë në skenë dhe jemi të vetmit aktorë nga gjenerata e vjetër që jemi gjallë. Jam rikthyer me Lezen në skenë pas 25 vjetësh”, ka thënë Mikullovci, teksa me nostalgji ka folur për kohët e kaluara.

“U ndjeva sikur të nisja nga fillimi. Ndoshta edhe do të vazhdoj akoma e njerëzit mendojnë që kjo është e fundit, por kurrë nuk i dihet”, ka thënë Qena, shkruan Koha Ditore.

Dramaturgu Arian Krasniqi veçon dy aspekte të shfaqjes “Dashnori i nënës sime”. Sipas tij, shfaqja nuk është e ngarkuar me filozofi, trajton një temë sociale që përkon me realitetin.

“Ky tekst, i zhanrit komedi, është shkruar nga një autor vendor, dhe u pa se ka komunikuar lehtësisht me publikun, dhe së dyti, për arsyen që kjo shfaqje u dha mundësinë dy aktorëve doajenë të skenës: Leze Qena dhe Adem Mikullovci që të këtë partneritet skenik me njëri-tjetrin të na sjellin role interesante”, ka thënë Krasniqi.

Më Shumë

Fitore e madhe e ‘Vreshtarëve’: Rahoveci 029 siguron mbijetesën në Superligë

Në një përballje dramatike të zhvilluar në Suharekë, Rahoveci 029 ka shënuar fitore të madhe ndaj Golden Eagle Ylli, duke triumfuar pas vazhdimeve me...

Alley Oop në Suharekë

Gara e ardhshme e Alley Oop në 3x3 do të mbahet në Suharekë. Ky event do të mbahet më 19 prill në Palestrën “13 Qershori”...

Lajmet e Fundit