12.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Lezha gati për nisjen e sezonin turistik

Lezha është gati për nisjen e sezonit turistik më 26 Maj.

Kryetari i bashkisë Pjerin Ndreu tha se çdo gjë është gati për të patur një sezon veror të suksesshëm.

Sipas kryebashkiakut të Lezhës, lufta në Ukrainë, nuk do të ndikojë në numrin e turistëve për këtë bashki pasi turistët nga Ukrina, Rusia dhe Bjellorusia janë të pakët në këto plazhe. Ndërkohë që mbizotërojnë turistët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ndreu ka përmendur disa nga atraksionet kyresore të Lezhës për turistët.

Sipas Ndreut, në plazhet e Lezhës ndryshe nga shumë plazhe në bashki të tjera, nuk ka patur problematika sa i përket ndotjes mjedisore por as mungesë së vrojtuesve në plazhe dhe nuk do të ketë as në këtë sezon që do të nisë./Klan News

Më Shumë

Kujtim Gashi nuk kandidon për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një njoftimi...

Dy gjyqtarë të rinj nisin detyrën në Gjykatën Themelore në Prizren

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim gjyqtarët e sapo dekretuar, Leudita Skoro dhe Leonit Çoçaj. Gjyqtarët, të cilët do...

Lajmet e Fundit