26.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

AUV-i kërkon të shtohet numri i inspektorëve, paralajmëron shkelësit e ligjit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës po kërkon rritje të numrit të inspektorëve.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, ka thënë se ndonëse është shtuar numri i inspektorëve, prapë nuk është mjaftueshëm dhe duhet shtuar edhe më tepër.

“Aktualisht nuk ka pasur ndonjë organizim i cili ka qenë në kundërshtim me masat po flas në javët e fundit. Por inspektorët janë aktivë dhe janë duke kontrolluar dhe kurdo që paraqitet nevoja gjithmonë do të intervenojmë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Ato pak masa që janë në fuqi duhet të respektohen sepse nuk dëshirojmë që të rikthehet përsëri Covid-19 në Kosovë. Ne i kemi transferuar inspektorët nga komuna tek Agjencia, kemi një rritje të numrit të inspektorëve. Por përsëri ka nevojë për inspektorë dhe ne shpresojmë që përsëri të angazhohen inspektorë të ri, sepse është fushë komplekse që kërkon kontroll të vazhdueshëm dhe kërkojmë rritje të numrit të inspektorëve në sektorë të ndryshëm”, ka thënë Thaçi në një intervistë për Ekonomia Online.

Thaçi ndërkohë ka paralajmëruar shkelësit e ligjit me fletëparaqitje në gjykata. Ai ka thënë se kudo që nëpër markete hasen produkte që nuk i plotësojnë kushtet për konsum, ato do të largohen nga tregu dhe ndaj operatorëve do të merren masa.

“Sa i përket produkteve ushqimore ne çdo ditë sipas planeve tona nacionale kryejmë kontrolle në gjithë Kosovën varësisht nga lloji i produkteve. Kudo që hasim produkte, të cilat sipas ligjeve në fuqi, që nuk i plotësojnë kushtet për konsum menjëherë produktet largohen nga tregu dhe asgjësohen dhe ndaj secilit operator që vendos në treg produkte të dyshimta iniciohet fletëparaqitja për gjykatë”, tha Thaçi./EO

Më Shumë

Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai ishte shkrimtari shqiptar më i shquar brenda...

Hajnat plaçkitin një shtëpi në Prizren, vidhen para dhe stoli ari në vlerë mbi 30 mijë euro

Një rast i rëndë vjedhjeje është shënuar në orët e vona të së martës në lagjen “Dardania” të Prizrenit, ku persona ende të paidentifikuar...

Lajmet e Fundit