Libra me tituj të ndryshëm nga origjinali

Përkthimi është art, sidomos kur flasim për letërsi artistike.

Në përgjithësi, librat, të paktën ata tashmë klasikë, kanë të njëjtin titull në të gjitha gjuhët që përkthehen.

Por ndonjëherë, disa përkthyes dhe botues vendosin t’i ndryshojnë komplet titujt nga origjinali, shkruan botimeshqip.com

“Getsbi i madh” (The Great Gatsby)

Pothuajse në të gjitha gjuhët e gjejmë me këtë titull, përveçse në botimin suedez, që mban titullin “Një burrë pa skrupuj”.

“Faji në yjet tanë” (Fault in Our Stars)

Përkthimi maqedonas i këtij libri ka dalë me titullin “Bota nuk është një fabrikë për plotësimin e dëshirave”, një titull shumë më pesimist sesa origjinali i Green.

“Ferma e kafshëve“ (Animal farm)

Franca ka zgjedhur një titull paksa ndryshe për librin që në të gjithë botën njihet si “Ferma e kafshëve”. Klasiku i Xhorxh Oruell në Francë mund të gjendet me titullin “Kafshë kudo”.

“Muzgu” (Twilight)

Sërish në Francë, libri me familjen më të njohur të vampirëve gjendet me titullin “Magjepsje”. Zgjedhja për këtë titull është e kuptueshme, duke marrë parasysh lidhjen e Belës me Eduardin.

Më Shumë

Suhareka në zi, Muharremaj reagon pas vdekjes së Flamur Kuçit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Flamur Kuçit, i cili ka vdekur në moshën 37-vjeçare. Në një...

Aksidentohet një kamion në autostradë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident me një kamion ka ndodhur sot paradite në autostradë, në drejtimin Prizren-Prishtinë. Për pasojë dy persona kërkuan ndihmë mjekësore. Lajmin për Gazetën Express...

Lajmet e Fundit