Librat e Kadares, në shtëpinë e hebreut amerikan

Dihet që librat e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare janë përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe lexohen në mbarë botën. Mirëpo, është gjithmonë një surprizë e këndshme kur gjen shembuj konkretë të këtij fenomeni.

Kështu ndodhi për botuesin e gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”, Vehbi Bajrami, në shtëpinë e një çifti amerikano-hebre, në Manhattan, New York. Dr. Nirit Weiss dhe Michael Shaoul kishin shtruar një darkë me rastin e shabatit, për veprimtarë e miq të Komitetit të njohur Hebre Amerikan (American Jewish Committee).

“Përveç mikpritjes me ushqime tradicionale hebreje ajo që më bëri përshtypje ishte libraria e pasur e Michael Shaoul. Në raftin e librarisë së tij ishin disa nga librat e shkrimtarit tonë Ismail Kadare. U ndjeva shumë mirë kur pashë këto libra të shkrimtarit tonë të madh”, tha botuesi Bajrami.

Vehbi Bajrami ka një bashkëpunim të gjatë me American Jewish Committee, me sponsorizimin e të cilit, ka bërë edhe një udhëtim në Izrael, pas të cilit ka botuar edhe një libër “Udhëtimi im në Tokën e Shenjtë”. Për shkak të interesit, libri është ribotuar dy herë edhe në gjuhën angleze.

American Jewish Committee është i njohur për shqiptarët sidomos për ndihmën që kanë dhënë për refugjatët nga Kosova në vitin 1999, për mbështetjen dhënë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe për dënimin publik të spastrimit etnik të organizuar nga regjimi i Millosheviçit.
Shkrimtari Ismail Kadare festoi këtë javë 80-vjetorin e lindjes. /KultPlus.com

Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Zafir Berisha thotë se bashkëpunimi me Kurtin mund të tolerohet vetëm nëse Ramush Haradinaj bëhet president

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke e...

Lajmet e Fundit