10.7 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Ligjërata kundër lajmeve të rreme në Prizren (Video)

Lexuesit, për shkak të mediave sociale, e kanë vështirësi të dallojnë se cilët lajme që ata lexojnë janë të vërteta dhe se cilët janë të rreme.

“Fake News” (Lajm i rremë), është një informacion i fabrikuar dhe publikuar me qëllimin për të mashtruar dhe ç’ orientuar të tjerët me besimin e gënjeshtrave ose në dyshimin e fakteve të veri?kueshme”.

Këndi amerikan i Bibliotekës në Prizren, ka realizuar projektin për vetëdijesimin e të rinjve dhe qytetarëve për edukimin mediatik.

Projekti është mbështetur nga Ambasada amerikane. Projekti është zhvilluar në shkollat e mesme të Prizrenit.
Gazetarët nga ky qytet kanë mbajtur ligjërata me të rinjtë, ku kanë informuar se si duhet të shmangen nga lajmet e rreme.

Gazetari Fisnik Minci tha se edukimi mediatik është i domosdoshëm.

“Është mjet i domosdoshëm që me pas barrierë prej lajmeve të rreme dhe me ditë me gjetë burime të besueshme të lajmit”, tha Minci.

Gazetarja Valbona Musliu tha se gazetarët duhet të bëjnë përpjekje që të ofrojnë lajme të sakta.

“Ne si gazetarë do të bëjmë përpjekje që të përqojmë mesazh tek të rinjët që të mos bien pre e lajmeve të rreme”, tha Musliu.

Sipas saj, gazetarët nuk duhet të plasojnë lajme, pa i verifikuar.

Gazetarja Myrvete Axhami, kërkon nga të rinjtë kujdes nga lajmet e rreme.

“Lajmet e rreme ndikojnë në edukimin e të rinjve, prandaj kujdes!”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, Qazim Thaçi, tha se edukimi mediatik në këto rrethana është i vështirë.

“Por, kjo duhet të luftohet”, u shpreh ai.

Rami Berisha, kërkon nga të rinjtë që para se të konsumojnë lajmin të verifikojnë se cili medium e ka plasuar.

“Mediumet dallohen”, tha ai./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Punëtori humb jetën pasi ra nga skelet e një ndërtese në Prizren

Një punëtor ka ndërruar jetë pas rënies nga skeletet e një ndërtese në ndërtim në lagjen “Bajram Curri” në Prizren mesditën e së mërkurës. KLIKO...

Humb jetën një motoçiklist në Rahovec

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në të cilin kanë qenë të përfshira një veturë me targa vendore dhe...

Lajmet e Fundit