8.1 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Ligji për Pagën Minimale, Presidenca: Ende nuk e kemi pranuar për dekretim

Ligji për Pagën Minimale nuk ka shkuar ende për dekretim në Presidencën e Kosovës.

Bekim Kupina këshilltar i presidentes Vjosa Osmani, për Front Online tha janë duke i shqyrtuar të gjitha shqetësimet dhe kërkesat në përputhje me kompetencat kushtetuese.

“Ligji për Pagën Minimale nuk ka ardhur ende në Presidencë. Kuvendi i Republikës së Kosovës, zakonisht nuk i sjell ligjet në Presidencë pa kaluar 8 ditë, sepse ky është afati brenda të cilit 10 deputetë mund ta dërgojnë ligjin në Gjykatë Kushtetuese. Janë duke u shqyrtuar të gjitha shqetësimet dhe kërkesat, në përputhje me kompetencat kushtetuese e ligjore të Presidentes”, tha ai për Front Online.

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pas takimit me presidenten Osmani thanë se do të shikojnë të gjitha rrugët ligjore që të parandalojnë hyrjen në fuqi të këtij ligji./FrontOnline

Më Shumë

Peja 03 pret Bashkimin në finalen e dytë të Play-off-it

Sot zhvillohet ndeshja e dytë finale e Play-off-it në Superligën e Femrave, ku Peja 03 përballet me Bashkimi në palestrën “Karagaçi”, me fillim nga...

Hoxhallarët marrin pjesë në varrimin e Dom Kelmend Spaqit

Dom Kelmend Spaqi, u varros sot në Velezhë të Prizrenit.   Prifti shquhet për veprimtarinë atdhetare në Kishën e Gllogjanit, duke i mbrojtur edhe civilët shqiptarë...

Lajmet e Fundit