10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Limaj reagon pas aksidentit tragjik në rrugën Malishevë–Rahovec, lut qytetarët të kenë kujdes në vozitje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në orët e hershme në rrugën Malishevë –Rahovec ku humbi jetën Egzon Bytyqi nga fshati Shkozë komuna e Malishevës.

Limaj i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Bytyqi dhe gjithë atyre që e kanë njohur, të riun Egzon Bytyqi.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen tragjike të Egzon Bytyqit nga fshati Shkozë, komuna e Malishevës. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bytyqi dhe gjithë atyre që e kanë njohur Egzonin”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes më të madh në ngasje duke ftuar organet kompetente që t’i marrin të gjitha masat për të parandaluar aksidentet që po marrin jetën e qytetarëve tanë.

Më Shumë

Vajzat U18 të Bashkimit sot në finalen e madhe, ftohen tifozët në “Sezai Surroi”

Vajzat e grupmoshës U18 të KBF Bashkimit kanë arritur në finalen e madhe të garës ndaj KBF Pressing-ut U18, pas një ecurie të suksesshme...

Peja 03 barazon serinë finale ndaj Bashkimit

Peja 03 e ka barazuar serinë finale ndaj Bashkimit në Superligën e Kosovës te Femrat. Vashat pejane fituan në ndeshjen e dytë finale me rezultat...

Lajmet e Fundit