24.9 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025

Limaj takon Ramën, kjo ishte biseda e takimit (foto)

(I plotësuar) Sot në Tiranë kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ka biseduar për aktualitetin politik në Kosovë dhe Shqipëri.

“Kryeministrin Rama e përgëzova dhe e falenderova për iniciativën dhe paraqitjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshill të Europës”.

“Rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë dhe fjalimi i kryeministrit Rama vijnë si rrjedhojë e një të vërtete të madhe”, ka thënë Limaj.

Gjatë këtij takimi, Limaj ka theksuar rëndësinë e domosdoshme që raportet tona si dy vende të ngriten në nivelin më të lartë të mundshëm.

“Kryeministri Rama u shpreh i gatshëm që të ofroj gjithë ndihmën e shtetit shqiptar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova”, ka theksuar Limaj.

May be an image of 2 people, people sitting and indoor


Edi Rama takon për kafe Fatmir Limajn (foto)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se është takuar me Fatmir Limajn, kryetarin e Nismës Socialdemokrate.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se me Limajn kanë pirë kafe.

“Liria ka emër”, janë fjalët e mbishkrimit të Ramës në fotografinë e publikuar me Limajn.

May be an image of 2 people, people sitting and indoor

Më Shumë

Ceremoni përkujtimore në Prizren për ikonën e kinematografisë Bekim Fehmiu

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të aktorit legjendar Bekim Fehmiu, Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren organizoi një ceremoni përkujtimore për të...

Aksidentohen dy çiklistë në Prizren, njëri përfundon në QKUK

Një aksident ka ndodhur dje në Prizren mes dy çiklistëve. Për pasojë, të dy drejtuesit e biçikletave kanë marrë lëndime, të cilët u dërguan për...

Lajmet e Fundit