7.3 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Liria nis përgatitjet, faza e dytë në Durrës

Skuadra e Lirisë së Prizrenit veçse ka nisur përgatitjet për pjesën pranverore të stinorit në Ligë të Parë Grupi A. Në një video të publikuar në Facebook, trajneri i Lirisë Xhengis Rexhepi ka bërë të ditur se për përgatitje sa më të mirë të ekipit stërvitjet kanë nisur, ndërsa ekipi prej 17 deri më 29 janar 2023 do të qëndrojë në Shqipëri, për të kryer fazën e dytë të përgatitjeve.

Liria training

Rexhepi ka bërë të ditur se do të zhvillojnë gjashtë ndeshje miqësore përgjatë fazave përgatitore, ndërsa ka bërë të ditur edhe largimet nga skuadra, mes të cilëve edhe Fitim Susuri. Deri tash Liria ka zyrtarizuar dy përforcime, nga Drenasi dhe në këtë video trajneri bëri të ditur edhe për një përforcim të sulmuesit krahut nga Mali.

Në fund Rexhepi ka bërë thirrje që Liria të ketë përkrahje të madhe në pjesën pranverore nga simpatizuesit e klubit, pasi që ekipin e presin beteja të ndryshme në rrugëtim drejt Superligës. Të njëjtën, e ka kërkuar edhe Robert Gjeraj, kapiten i ekipit.

Më Shumë

Të kërkuar për tentim-vrasje e vjedhje të rëndë, dy persona ekstradohen nga Italia në Kosovë

Dy persona të kërkuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës janë ekstraduar nga Italia në Kosovë gjatë datave 12 dhe 13 mars 2026, pas...

Rahovec: Vetura pëson defekt gjatë ndjekjes prej policisë, arrestohet një person

Policia është vënë sonte në ndjekje të një veture në Bllato të Rahovecit.   Gjatë ndjekjes, vetura në fjalë ka pësuar defekt, me ç’rast një person...

Lajmet e Fundit