26.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025

Lista e Objekteve për Mbrojtje të Përhershme e ndihmon trashëgiminë kulturore

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka zhvilluar sot një takim pune me Shafi Gashin, kryetar i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Në këtë takim Shala kërkoi nga Këshilli që të punohet me kujdes të shtuar në procesin e finalizimit të Listës së Objekteve për Mbrojtje të Përhershme, në mënyrë që kjo liste të jetë sa më gjithëpërfshirëse dhe sa më profesionale.

Po ashtu, ministri kërkoi që ky proces të përmbyllet sa më parë, sepse është në dobi të trashëgimisë kulturore të Kosovës, dhe proceseve të rëndësishme që lidhen me këtë fushë.

Më te, Shala u shpreh se trashëgimia kulturore e Kosovës është interes i Kosovës. Ai i premtoi mbështetje dhe përkrahje kryetarit Gashi, sidomos në funksion të gjurmimit, ruajtjes, promovimit dhe afirmimit të trashëgimisë së pasur kulturore të Kosovës.

Ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Gashi, u bisedua edhe për nevojën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme rreth ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës, sidomos nga shkatërrimet dhe dëmtimet e qëllimshme.

Kryetari Shafi Gashi e falënderoi ministrin Shala për mbështetjen, dhe gjithashtu e informoi me sfidat që e presin Këshillin këtë vit, me prioritet në fushën e trashëgimisë, si dhe me nevojën për një vetëdijesim të përgjithshëm të shoqërisë sonë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kujtohet poeti Xhevdet Bajraj – ora letrare në Rahovec mbledh artdashës nga mbarë vendi

Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj” nga Rahoveci organizoi mbrëmë një orë letrare përkujtimore kushtuar poetit të shquar Xhevdet Bajraj, në nderim të jetës dhe veprës...

Shtatë aktakuza dhe dy ndalime në 24 orët e fundit nga Prokuroria e Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndërmarrë një sërë veprimesh penale në 24 orët e fundit, përfshirë ndalime të personave të dyshuar, kërkesa për masa...

Lajmet e Fundit