19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Listat, përçajnë PDK-në!

PDK-logo8-07Partia Demokratike e Kosovës si duket do të ketë edhe përçarje të reja me fillimin e hartimit të listave për deputetë. Lideri i partisë, Hashim Thaçi është duke menduar që në listën e PDK-së për deputet të mos futën kandidatë të cilët kanë humbur komunat në zgjedhjet e fundit lokale, si dhe ata që janë nën hetime dhe kanë probleme me ligjin.

Kështu i ka thënë Gazetës Blic një përfaqësues i lart i PDK-së, duke mos dashur të prononcohet me emër.

Sipas tij, edhe Thaçi mendon se nëse listën e PDK-së nuk duhet të përfshihen emrat e atyre që kanë humbur pushtetin në komuna, sepse kjo mund të dëmtoj me vota partinë.

“Ish – kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, ish – kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ai i Ferizajt Agim Aliu dhe ai i Mitrovicës Avni Kastrati, kanë shprehur ambicie për të qenë kandidat për deputet. Por shumica në parti mendojnë së të gjithë këta qe i kanë humbur komunat e mëdha në të cilat ka qeverisur PDK-ja, nuk do të duhej të ishin në listën e kandidatëve për deputet. Po të kishin voto dhe të kishin punuar mirë PDK-ja do i kishte ato komuna”, ka thënë ky zyrtar i PDK-së.

Sipas tij, kjo edhe mund të shkaktoj pakënaqësi, por më mirë është te kemi pakënaqësi të individëve sesa të elektoratit.

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, në një mbledhje të këshillit Drejtues të PDK-së, kreu i partisë Hashim Thaçi dhe zëvendësi i tij, Kadri Veseli kishin kërkuar nga humbësit e komunave që të reflektojnë. Në të kundërtën ata kanë paralajmëruar se do të marrin masa ndaj tyre.
Ndërkohë një burim tjetër ka bërë të ditur se njëri prej ministrave aktual të PDK-së, i cili është edhe ndër njerëzit kryesor të partisë e ka paralajmëruar liderin e partisë se në rast se në listë përfshihen emrat e atyre që janë nën hetime dhe që kanë probleme me ligjin, ai nuk do të futet në listë për deputet.
Sipas këtij zyrtari, përpilimi i listës së PDK-së do të ketë si pasojë paraqitjen e shumë pakënaqësive.
Ndërkaq, deri më tani janë disa prej njerëzve kyc të partisë si Hajredin Kuci, Ramë Buja e disa të tjerë që kanë paralajmëruar se më nuk do të jenë pjesë e listës së PDK-së për deputetë. /Gazeta Blic/

Më Shumë

Vrasja e 19 vjeçares para 11 vjetësh në Prizren nga dy shtetas të Shqipërisë, si u arrestua dhe ekstradua i dyshuari i dytë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar dhe është ekstraduar nga Britania një i dyshuar për vrasjen që kishte ndodhur para 11 vitesh...

Mot me diell dhe vranët, gjatë ditës riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura. IHK njofton se vranësirat gjatë ditës...

Lajmet e Fundit