4.1 C
Prizren
E mërkurë, 7 Janar, 2026

Luan Krasniqi e quan spektakolare fitoren e Haxhi Krasniqit

Boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi, e ka quajtur spektakolare fitoren e bashkëvendasit të tij, Haxhiut, që të shtunën nokautoi gjermanin Dominic Boesel për titullin e përkohshëm të botës në versionin WBA, në kategorinë gjysmë të rëndë, dhe në versionin IBO.

“Urime Robin Krasniqit që u bë kampion bote. Fitore spektakolare. Jo shumë njerëz kanë besuar në të. Ai mund të jetë tejet krenar për këtë”, është shprehur Luan Krasniqi në Facebook.

Krasniqi fitoi të shtunën me nokaut në raundin e tretë.

Për të ishte hera e tretë që boksoi për titull bote në një nga katër versionet e mëdha të boksit profesionist (WBC, WBA, WBO e IBF). Dy herët e kaluara kishte pësuar humbje. Ai ka bilanc prej 51 fitore e gjashtë humbje në boksin profesionist.

Për tituj bote në të kaluarën boksuan edhe Luan Krasniqi, Shpend Abazi, Edis Tatli e Shefat Isufi, por nuk kishin arritur ta fitonin luftën

Më Shumë

Fshatrat e Dragashit përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës

Disa fshatra të komunës së Dragashit po përballen me mungesë të energjisë elektrike në këto ditë dimri. Banorët ankohen se kjo gjendje nuk është...

Turbullira në burimet e ujit, qytetarët paralajmërohen të mos përdorin ujin për pije në Prizren, Suharekë e Malishevë

Pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit, cilësia e ujit të pijshëm ka pësuar përkeqësim në disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës. Kompania...

Lajmet e Fundit