23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Lukaku i pakënaqur te Chelsea, dëshiron rikthimin te Interi

Romelu Lukaku është i pakënaqur te Chelsea dhe ai thuhet se është i gatshëm të pranojë një ulje page për t’u rikthyer te Interi.

Sulmuesi belg u kthye në Stamford Bridge në një marrëveshje prej 115 milionë eurosh në verë, por ka shënuar vetëm dhjetë gola me Chelsean deri më tani dhe u la në stol për ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Lille të martën.

Thomas Tuchel ka pranuar se nuk di ta përfshijë më shumë Lukakun në taktikat e tij dhe sulmuesi është i pakënaqur në Londër, ku nuk është vendosur ende.

Në dhjetor, Lukaku u kërkoi falje tifozëve të Interit për mënyrën se si ishte larguar gjatë verës, duke thënë se do të dëshironte të kthehej në klub herët a vonë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Lukaku ëndërron të rikthehet në Inter dhe është gati të pranojë një ulje page për të veshur sërish fanellën e Nerazzurrëve.

Ai është në kontakt me disa prej drejtorëve të Interit dhe është i vetëdijshëm se rikthimi i tij do të ishte një operacion i rëndë për financat e klubit.

Prandaj, ai do të ishte gati të bënte një ulje page për të luajtur përsëri me Interin.

Për momentin rikthimi i Lukakut nuk është në planet e klubit. Gianluca Scamacca i Sassuolos është objektivi i tyre prioritar për verën, por, ndoshta, qëndrimi i klubit ‘mund të ndryshojë me kalimin e kohës’.

Më Shumë

“Një çift nuk martohet për m’u nda”- Blero dhe Afrona përloten gjatë intervistës

Është publikuar një promo më e gjatë e podcast-it të Blero Muharremit me Afrona Dikën. Në një minutë, kuptohet se është fjala për një intervistë...

I ofroi ryshfet 5 euro policit “për një kafe”, arrestohet shoferi i një autobusi në Vërmicë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, meqë i njëjti i...

Lajmet e Fundit