10.7 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Lulëzim Kabashi përçan AAK-në në Prizren

Lulezim KabashiiAleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) është përçarë në Prizren. Një pjesë e Kryesisë së Degës së këtij subjekti politik në këtë qytet, ka kohë që nuk e kanë shkelur as pragun e zyrës së partisë.
Ata janë të pakënaqur me emërimin e ish-kryetarit të LDD-së Lulëzim Kabashit, në postin e kryetarit të Degës së AAK-së.
Burimet e sigurta të “PrizrenPress”-it brenda AAK-së në Prizren, bëjnë të ditur se emërimi i Lulëzim Kabashit në postin e kryetarit të Degës, nuk është mirëpritur nga një pjesë e Kryesisë dhe anëtarëve të AAK-së.
“Ardhja e Lulit në postin e kryetarit ka shkaktuar përçarje të madhe. Shumë anëtarë të Kryesisë, por edhe anëtarë të tjerë të AAK-së janë zhgënjyer me këtë emërim, që ka bërë kryetari Ramush Haradinaj”, tregon burimi i “PrizrenPress”-it.

Lulëzim Kabashi ka qenë kryetar i Degës së LDD-së në Prizren. Ai në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar nga koalicioni AAK-LDD, ka qenë kandidat për kryetar të Prizrenit.Pas humbjes së zgjedhjeve, Kabashi në balotazh pat lidhë koalicion me PDK-në për të përkrahur Ramadan Mujën për kryetar të Prizrenit.

Edhe pse subjekti i tij politik(LDD) nuk kishte fituar asnjë ulëse në Asamblenë Komunale, Kabashi është shpërbëlyer me postin e nënkryetarit të parë të Komunës së Prizrenit. Ky shpërblim i Kabashit, kishte shkaktuar pakënaqësit e para brenda Degës së AAK-së në Prizren, pasi që vendimi ishte marrë nga lideri i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj në Prishtinë.

Pak ditë pas emërimit në postin e nënkryetarit të Komunës,Kabashi është emëruar nga Haradinaj edhe në krye të Degës së AAK-së në Prizren.Emërimi i tij është bërë pa iu nënshtruar votës së anëtarëve të partisë.

Ky veprim i Haradinajt ka krijuar pakënaqësi të madhe brenda AAK-së në këtë qytet. Një pjesë e Kryesisë dhe anëtarëve të revoltuar nuk kanë shkuar në zyrën e partisë. Sipas burimeve të “PrizrenPress”-it, ata janë duke shikuar mundësit, që aktivitetin e tyre ta zhvillojnë me ndonjë subjekt tjetar politik.

Dr. Feim Mazrreku në zgjedhjet lokale të nëntorit të vitit të kaluar, ka qenë kandidat i AAK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit. Ai në ditën e themelimit të subjektit më të ri, NISMA Për Kosovën në Prizren, është parë në shoqërim me ekipin dhe kryetarin e NISMËS, Fatmir Limajn.
Mazrreku nuk ka pranuar të flasë se a është bërë apo jo pjesë e këtij subjekti të ri politik.Ai ka pranur të tregojë se më nuk është në AAK.

“ Nuk jam me asnjë subjekt politik. Në tubimin e Limajt kam qenë sepse ata i kam miq të vjetër”, ka thënë shkurt Mazrreku për “PrizrenPress”.

“Por, ti mos u merr me këtë punë”.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) në Prizren, ka qenë subjekti i vetëm politik në këtë qytet, që ka funksionuar pa fraksione dhe përçarje të brendshme.Sipas burimeve të “PrizrenPress”-it, përçarja e Degës së AAK-së në Prizren, do të ndikojë negativisht në zgjedhjet nacionale, që pritet të mbahen këtë vit nëse nuk intervenon lideri Ramush Haradinaj. /PrizrenPress.com/

 

 

 

 

Më Shumë

Nënkampioni kundër kampionit

ProCredit Superliga vazhdon me ndeshje shumë interesante këtë fundjavë. Derbi do të jetë të dielën ndërmjet nënkampionit Bashkimit dhe kampiones, Trepça, njëherësh edhe vendi...

Rilind Çoçaj promovon në Zagreb monografinë për arkitektonikën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Më 13 mars 2026, në Bibliotekën e Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve (HAZU) në Zagreb, u mbajt promovimi i monografisë “Arkitektonika e Bibliotekës...

Lajmet e Fundit