Lumëbardhi me bar

Lumbardhi me barMuaj tetor e ka zënë Lumëbardhin e Prizrenit të pa pastruar. Ai ende i përngjan një livadhi me bar. Fotot që janë realizuar sot tregojnë se një pjesë e Lumëbardhi ka mbetur në harresë nga Komuna e Prizrenit.

Javën e kaluar Qeveria e Turqisë ka shprehur gadishmërin që të ndihmojë rregullimin e Lumëbardhit në Prizren. Drejtori i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani, ka thënë se Turqia është duke realizuar projektin “ Pastrimi dhe riparimi i mureve të Lumëbardhit”. Ndërkaq, ky pastrim është bërë vetëm në pjesën e qendrës së qytetit, por jo edhe në vendet e tjera.

Hasani ka treguar se ky shtet po ashtu do të investojë edhe në ndriçimi i disa urave në qytetin e Prizrenit. “Me realizimin e këtij projekti Turqia po e ndihmon qytetin tonë në planin e infrastrukturës”, ka thënë Hasani.

Sipas tij, Komuna e Prizrenit ka bërë një marrëveshje mirëkuptimi me shtetin e Turqisë dhe e ka dhënë pëlqimin për realizimin e këtij projekti. “Komuna e Prizrenit në emër të qytetarëve falënderon Qeverinë e Turqisë dhe e përshëndet realizimin e këtij dhe shumë projekteve tjera”, tha Hasani./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

ZKA gjen varg shkeljesh në Prizren: Keqklasifikim milionash, kontrata pa para dhe nënvlerësim të pasurisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka lëshuar një opinion të kualifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2025. Raporti ka...

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Lajmet e Fundit