4 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Lumezi, në pritje të vendimit

Janë mbushur dyzet e dy ditë qëkur emri i Aleksandër Lumezit, i nominuar për postin e kryeprokurorit të Shtetit, ka shkuar në Presidencë.

Por, kjo e fundit ende nuk e ka marrë vendimin për emërimin ose jo të tij në postin e të parit të Prokurorisë.

Presidentja Jahjaga deri më tani as nuk ezika dalë me ndonjë qëndrim se kur do ta marrë këtë vendim, derisa këshilltarët e saj, gjatë disa paraqitjeve kanë thënë se presidentja i ka 60 ditë afat për ta marrë një vendim përkitazi me kryeprokurorin e Shtetit.

Aleksandër Lumezi vazhdon të qëndrojë në pozitën e kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit në Prishtinë dhe njëkohësisht në pritje të vendimit të presidentes.

Ai thotë se nuk e di arsyen se pse po ndodh kjo vonesë ngase, sipas tij, nuk është e përcaktuar askund në ligj që presidentja i ka 60 ditë afat. /Zëri/

Më Shumë

Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Vranësirat,...

Arsim Berisha emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë

Arsim Berisha është emëruar zëvendësministër i Shëndetësisë. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Zyra e kryeministrit raporton “Gazeta Blic”. Dr. Arsim Berisha e ka...

Lajmet e Fundit