Kuvendi X Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimisht ka rizgjedhur Lumir Abdixhikun për të drejtuar me këtë subjekt politik edhe për një mandat katër vjeçar. 332 delegatët votuan pro Abdixhikut.
Zgjedhjet në LDK janë gjithmonë festë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për punën që është bërë në këtë parti dhe rezultatet që janë arritur në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtur në Kosovë. Ai theksuar se pas zgjedhjeve lokale janë marrë me çështje të brendshme të partisë.
Abdixhiku uroj delegatët e përzgjedhur për detyrën dhe përgjegjësinë që e kanë marrë, duke ju thënë se “keni marrë më të shenjtën dhe njëkohësisht me të shtrenjtën, besimin e anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës”.
“Keni marrë detyrën e dërgimit të kësaj përgjegjësie drejt organeve të reja të partisë për t’i dhënë prirje e orientim gjatë katër viteve të ardhshme, jo vetëm LDK-së por edhe gjithë Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku.
Ai tha se zgjedhjet në LDK janë gjithmonë festë, sepse sipas tij ato manifestojnë vetë themelin e besimit ideologjik të LDK-së. Sipas, tij LDK programin politik e mban program kombëtar për Kosovën. Abdixhiku tha se LDK është rizgjuar edhe në mërgatë.
Tutje, kreu i LDK-së tha se niveli i masivizimit demokratik është shenjë e një thirrje e një kushtrimi të anëtarësisë si pritje e tyre ndaj secilit prej nesh, duke cituar se pritjen duhet ta ushtrojnë secili nga si të djathtë, patriot e besimtar të republikës e mbi të gjitha si ndjekës të denjë të arkitektit të republikës atit themeltar të Kosovës, ish-presidentin Ibrahim Rugova.
Sipas tij, projekti identitar i LDK-së është, një Kosovë e pavarur e sovrane e anëtarësuar në NATO dhe BE e me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës..
Në këtë kuvend po merr pjesë edhe eurodeputeti austriak, Lukas Mandl. Abdixhiku e falënderoi atë për punën që ka bërë në të mirë të Kosovës.RTK