20.1 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025

Malisheva me reagim të ashpër: S’garantojmë për sigurinë fizike të gjyqtarit Mervan Bejtullahut

Klubi i futbollit Malisheva ka bërë një reagim të ashpër ndaj gjyqtarit Mervan Bejtullahut, duke e akuzuar për ‘referim subjektiv dhe skandaloz’.

Malisheva në reagimin që ka lëshuar ka thënë se edhe në ndeshjet e mëparshme, Bejtullahu i ka dëmtuar, teksa në lidhje me ndeshjen e sotme do të bëjë ankesë zyrtare në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Malisheva madje ‘nuk garanton për sigurinë fizike të Mervan Bejtullahut dhe trupit gjykues të takimit të sotëm’, përcjell Klankosova.tv.

“Në ndeshjen e sotme mes Dukagjinit dhe Malishevës gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu me një referim subjektiv dhe skandaloz ndëshkoi rëndë skuadrën tonë”, thuhet në reagim.

“Kjo ndeshje nuk është e vetmja ku gjykimi i Mervanit është subjektiv. Edhe në ndeshje të mëparshme ai me gjykimin e tij e ka dëmtuar rëndë skuadrën tonë. Mervani është i padëshirueshëm për Prishtinën për shkak se ka dëmtu. Ai është i padëshirueshëm për Ferizajin për shkak se e ka dëmtu, është i padëshirueshëm për Malishevës se e ka dëmtu!”.

“Lidhur me ndeshjen e sotme klubi do të bëj ankesë zyrtarë në FFK ndaj gjyqtarit Mervan Bejtuallahu dhe asistentëve të tij. Përveç që e dëmton futbollin, sjellja e Mervanit ka ngjallur indinjatë edhe të tifozët tanë dhe opinionin e gjerë në Komunën tonë përfshirë edhe zyrtarë publikë. Duke parë reagimet në opinion pas ndeshjes së sotme FC Malisheva nuk garanton për sigurinë fizike të Mervan Bejtullahut dhe trupit gjykues të takimit të sotëm”.

Previous article
Next article

Më Shumë

Ligjëruesit amerikanë përmbyllin me sukses angazhimin në Universitetin e Prizrenit

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, zhvilloi një takim falënderues me ligjëruesit amerikan Matthew Gleason, English Language Fellow dhe...

Gjykata Kushtetuese merr vendim: I obligon partitë që për 30 ditë ta konstituojnë Kuvendin

Gjykata Kushtetuese i ka obliguar partitë politike që për 30 ditë ta konstituojnë Kuvendin. Kjo është bërë pas kërkesës nga AAK-ja dhe partitë në opozitë,...

Lajmet e Fundit