3 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Malisheva nderon dëshmorët

Në vigjilje të shënimit të Ditës së Veteranëve në Kosovë, dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në Malishevë me një organizim, që u tha se do të jetë tradicional, ka ndarë mirënjohje dhe dekorata për dëshmorët e Malishevës, të rënë në trojet shqiptare, si dhe mirënjohje për familjet e veteranëve, të cilët nuk jetojnë më.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë shënim, morën pjesë, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Guncati, kryetari i OVL të UÇK-së dega në Malishevë, Metush Kryeziu, familje të dëshmorëve, familje të veteranëve, veteran dhe invalid të luftës, nga Komuna e Malishevës.

Në fjalët e rastit, u vlerësua lart kontributi i të gjithë veteranëve të luftës së UÇK-së, e në veçanti kontributi i dëshmorëve të kombit.

“Gjaku i derdhur i dëshmorëve të kombit, mundi dhe sakrifica e veteranëve të luftës së UÇK-së, na obligon neve të gjithëve, që të punojmë për vendin”, ka thënë Begaj.

Në këtë organizim, janë ndarë dekorata për dëshmorin Agim Elshani, i rënë në Luginën e Preshevës, pastaj për dëshmorët e rënë në trojet shqiptare në Maqedoni, Visar Krasniqi, Labinot Krasniqi dhe Hilmi Hoti.

Më Shumë

Arrestohet një burrë në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

  Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin për ushtrim të dhunës ndaj familjarëve të tij. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur më...

Reshje të dendura bore në Prevallë, raportohen vështirësi në qarkullim

Reshje të dendura bore kanë përfshirë zonën e Prevallë gjatë orëve të mesditës së së enjtes, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Sipas një videoje nga...

Lajmet e Fundit