Me qëllim të hartimit të projekt buxhetit, sot janë organizuar katër dëgjime buxhetore, me sektorët apo grupe të ndryshme të interesit, ku janë përfshi kryetarët e Këshillave Lokal  në Malishevë, përfaqësues nga arsimi, shëndetësia, bizneset dhe OJQ-të, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

“Pas njoftimit me buxhetin e planifikuar, pjesëmarrësit në këto dëgjime, i kanë paraqitur kërkesat e tyre për hartimin e buxhetit, përkatësisht për orientimin e buxhetit të planifikuar për investime, në mënyrë që investimet të krijojnë mirëqenie dhe zhvillimin për Komunën e Malishevës dhe për këtë qëllim, edhe janë duke u mbajtur këto dëgjime publike”, thuhet në njoftimin për media.