8.8 C
Prizren
E diel, 14 Dhjetor, 2025

Malisheva rikthehet me fitore përballë Prishtinës

Superliga e Kosovës është rikthyer pas pushimit dimëror, me ndeshjet e javës së 19-të.

Në ditën e parë pas rikthimit, të shtunën, Drita arriti të ngjitej në krye pas gabimit të Gjilanit.

Kurse sot, gabimin e tyre e shfrytëzoi edhe Llapi për t’u afruar edhe më shumë me kryesuesit.

Llapjanët ishin vendas të Ulpianës, në një ndeshje që e zgjidhën shumë lehtë.

Në një periudhë prej 10 minutash në pjesën e dytë, ata përfunduan ndeshjen.

Fillimisht Pefqeli në minutën e 53-të shënoi për 1-0, dhe dhjetë minuta më vonë Ulpiana shënoi në portën e vetë për rezultatin përfunditmar 2-0.

Llapi ngjitet në vendin e katërt me 32 pikë, vetëm pesë më pak se liderët e Dritës.

Ulpiana mbetet e parafundit me 18 pikë.

Në anën tjetër, Malisheva u kthye me fitore përballë kampionëve të Prishtinës, që zhyten edhe më shumë në krizë, me humbjen e tretë radhazi.

Ata zgjidhën gjithçka në 15 minutat e fundit.

Pefqeli shënoi për 1-0, dhe Mustafa në fund për 2-0.

Krasniqi shënoi për 2-1, por Prishtina nuk arriti që të rikthejë rezultatin dhe të nxjerrë ndonjë pikë nga ky takim.

Malisheva ngjitet në vendin e shtatë me 22 pikë, kurse Prishtina mbetet e pesta me 24 pikë.

 

Më Shumë

Burri në Prizren sulmon gruan e tij, policia ia konfiskon një armë me 17 fishekë

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Atij i është konfiskuar një armë zjarri dhe 17...

S’ka rrogë të 13 për punonjësit e shtetit, Murati thotë se publikimi i sotëm ishte lajm i rremë

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se lajmi i publikuar sot se Qeveria Kurti planifikon që të jap rrogën e 13-të...

Lajmet e Fundit