32.8 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Malishevë, filloi spërkatja kundër rriqrave

Malisheve-spërkatja kundër rriqraveNë kuadër të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), organizuar dhe financuar nga Komuna e Malishevës, sot ka filluar edhe spërkatja masive e territorit të Komunës së Malishevës, kundër rriqrave, si bartësit kryesor të virusit të EHKK. Spërkatja masive po bëhet nga ajri, me aeroplan.

Spërkatjen nga ajri është duke kryer kompania “ALA-CO”, ndërsa sipas drejtorit të drejtorisë komunale për mbrojtje dhe shpëtim, Ahmet Morina, spërkatja është ndarë në tri zona, të cilat do kryhen gjatë tri ditëve.

“Sot janë spërkatur fshatrat Llapqevë, Panorc, Rud, Garaqevë, Turjakë, Burim, Gurbardh, një pjesë e Dragobilit, një pjesë e Malishevës, Mirushë, Lubizhdë, Damanek, Bubël, Qupevë, Kijevë dhe Burim (ish Stapanica)”, ka bërë të ditur drejtori Morina.

“Spërkatja ka filluar në orët e hershme të mëngjesit dhe çdo gjë ka shkuar mirë deri më tani. Ne jemi në gatishmëri të plotë në mbrojtje të jetës së qytetarëve të Komunës së Malishevës dhe jemi duke e bërë të pamundurën, në marrjen e masave për parandalimin e infektimit nga EHKK”, tha Morina.

Spërkatja e sotme, është vëzhguar në tërësi nga zyrtarët komunal të Komunës së Malishevës, përkatësisht, nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, ku përveç drejtorit Morina, një zyrtar i drejtorisë ka qëndruar në aeroplan gjatë spërkatjes, si dhe në vëzhgim ka qenë edhe drejtori i drejtorisë për shëndetësi, Hajdin Berisha.

Për nesër, është paraparë të spërkaten territoret rreth fshatrave Drenoc, Bubavec, Vërmicë, Llozicë, Balincë, Mleqan, dy Plloqicat, Carrallukë, Shkarashnik, dy Tërpezat, Lladroc, Guncat, Senik dhe Bardh. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

AKP shpall qiradhënien e 105 njësive në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 671 njësive të cilat përfshijnë asete atraktive që gjenden në pesë rajonet e...

Dështon edhe përpjekja e 39-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ka zgjatur vetëm rreth dy minuta seanca e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës, duke prodhuar edhe një tjetër dështim në përpjekjen për konstituimin...

Lajmet e Fundit