3 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Malishevë, ndërpriten punimet në trotuaret e dy fshatrave

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Avdi Morina, pasi inspektoi punimet në ndërtimin e trotuareve në fshatrat Rud dhe Damanek, ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve dhe zbatimin e përpiktë të kontratës, në ndërtimin e trotuarit, pasi operatori nuk e kishte respektuar kontratën.

“Sot, përderisa inspektoja punimet që janë duke u realizuar në ndërtimin e trotuareve në Rud dhe Damanek, ku kemi hasur në realizim të punimeve që nuk realizohen sipas kontratës së paraparë, dhe kam urdhëruar ndërprerjen e punimeve, largimin e anësorëve dhe ndërtimin e trotuarit sipas kontratës”, ka thënë drejtori Morina.

Ai gjithashtu ka deklaruar se “nuk do të tolerohet asnjë lloj i ndërtimit, që i shmanget kontratës dhe të gjitha punimet do të jenë cilësore, pasi mos zbatimi i matjeve për ndërtime, si pasojë e ka realizim të dobët të projekteve”, tha Morina, i cili ju ka bërë me dije të gjithë operatorëve se kjo nuk do të lejohet në asnjë projekt.

Përndryshe, në fshatin Rud është duke u realizuar projekti i ndërtimit të trotuarit, të gjatë rreth 1500 metra, ndërsa në Damanek, trotuari ka një gjatësi rreth 450 metra, dhe këto realizohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Më Shumë

Terrorizohen banorët e fshatit Ratkoc: Një person i vë flakën autoambulancës

Fshati Ratkoc i Rahovecit është tronditur mëngjesin e sotëm nga një person i cili ka djegur një autoambulancë dhe ka tentuar t’u vë zjarrin...

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë  e saj të martën në Prizren. Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim...

Lajmet e Fundit