16.6 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Malishevë:Konfiskohen dy pushkë, pesë pistoleta e 151 fishekë, të dyshuarit në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy pushkë, pesë pistoleta dhe 151 fishekë në një aksion në fshatin Bubavec të Malishevës. Gjashtë të dyshuarit pas intervistimit të prokurorit janë liruar dhe lënda e tyre ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarve, janë arrestuar gjithsej gjashtë persona. Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia kishte marrë informacion se në një aheng në Malishevë kishte pasur të shtëna me armë zjarri, fillimisht kishte realizuar kontroll në një lokacion në fshatin Bubavec-Malishevë ku ishin gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK47 me një karikator, një pushkë gjuetie, dy pistoleta me nga një karikator dhe 105 fishekë të llojeve të ndryshme si dhe 1 gëzhojë.

“Aksioni policor, në koordinim me Prokurorin e Shteti, ka vazhduar duke realizuar kontrolle edhe në tri lokacionet tjera në po të njëjtin fshat. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar edhe tri pistoleta me nga një karikator, 46 fishekë të llojeve të ndryshme dhe 27 gëzhoja”, ka njoftuar Policia e Kosovws.

Më Shumë

63 vjeçari dyshohet se goditi me sëpatë vëllain e tij 72 vjeçar në Romajë

Një person dyshohet se e ka sulmuar me sëpatë vëllain e tij të dielën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në fshatin...

Suhareka pret edicionin e 24-të të manifestimit tradicional “Festari”

Komuna e Suharekës do të jetë nikoqire e edicionit të 24-të të manifestimit tradicional “Festari”, që këtë vit do të zhvillohet nga 15 deri...

Lajmet e Fundit