Maloku: Kosovën po e qojnë në ‘gojë’ të Serbisë

Fadil MalokuPërfaqësuesit të Grupit Parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re, Fadil Maloku, i është ndërprerë mandati i anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. Vendimi është marrë sot nga ana e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ndërkaq Fadil Maloku me një status në ‘facebook’ tha se është krenar që ka marrë vendim të dorëhiqet.

“Presidentja e (zarfit) Kosovës foli më në fund! Sonte, Znj. Atifete mori kurajon dhe nënshkroi vendimin për shkarkimin tim nga KQZ-s, shkaku i mospranimit për ta hjek logon, simbolin e shtetësisë së Kosovës! Jam krenar që si gardian i Kushtetushmërisë dhe Ligjëshmërisë, arrita sado kudo ta senzibilizojë qytetarinë kosovare për rëndësinë dhe peshën e kësaj çéshtje… Satisfaksion më të mirë se një shkarkim të dinjitetshëm nuk kam përjetuar! Ku do u mbetet ndergjegja kombëtare dhe ajo shtetërore atyre që Kosovën po e qojnë ngadal por sigurt në gojë të Serbisë! Ku?”, shkruan ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Incident afër mesnatës në Prizren – 15-vjeçarja pështyn dhe godet me shqelm zyrtarin policor

Një 15-vjeçare është dërguar për 24 orë në mbajtje pasi dyshohet për sulm ndaj një zyrtari policor në Prizren. E dyshuara është arrestuar pak para...

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Lajmet e Fundit