5.7 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Maloku: Minoritetet bënë atentat në KQZ

Fadil MalokuFadil Maloku është një prej dy anëtarëve të KQZ-së i cili ka votuar kundër heqjes së logos së Republikës së Kosovës nga fletëvotimet e zgjedhjeve të 3 nëntorit.

“Votova kundër për shkak se në marrëveshjen e 19 prillit, e cila parasheh mbajtjen e zgjedhjeve konform ligjeve të Kosovës, heqja e logos – së bashku me temën rreth rolit të OSBE-së – është në kundërshtim të plotë me këtë marrëveshje dhe si e tillë, meqë është antiligjore, antikushtetuese dhe antishtetërore, unë nuk e kam mbështetur. Mendoj se edhe opinionet e ekspertëve ligjor janë në këtë drejtim”, ka thënë Maloku për Bota Sot.

“Vendimi për t’u hequr logoja është shkuar në mënyrë të shpejt nga një përfaqësues i komunitetit serb, në gjuhën serbokroate, i papërkthyer. Ky vendim nuk ka kaluar nëpër procedurën e këshillit për procedura, për të ardhur pastaj ad hoc. Edhe medieve dje u është bërë një tradhti, për shkak se mbledhja ishte e paraparë të mbahej në orën 11, pastaj është shtyrë në 12 dhe pas kësaj drejtues të KQZ-së kanë thënë se nuk ka mbledhje. Pastaj na kanë ftuar urgjentisht në orën 13.15. Kjo ishte një çmenduri. Kjo është pasojë e gatishmërisë së kryesueses së KQZ-së për të shkuar në Bruksel, pasojat e të cilës po i shohim sot. Është bërë një atentat në Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës. Por, ky nuk është vendim i gjithë KQZ-së për logon. Vendosën katër minoritete dhe dy përfaqësues të një subjekti që është në Qeveri. Unë falënderoj abstenimin e përfaqësuesit të LDK-së dhe kryesueses, që dëshmon se nëse merremi me numra, i bije që mbi 60 për qind ishim kundër vendimit, ndërsa ishin minoritetet ata që vendosën për një atentat në KQZ”.

Më Shumë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rahovec, marrin para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Patoqan të Ulët të Rahovecit. Sipas policisë në cak të hajnave kanë qenë stolitë...

Konfiskohen pesë aparate të lojërave të fatit, mbyllet një lokal në Malishevë

Në Malishevë është mbyllur një lokal pas zbulimit të ushtrimit të veprimtarisë ilegale të lojërave të fatit. Drejtori i Inspektoratit Komunal, Jakup Gashi, bëri...

Lajmet e Fundit