9 C
Prizren
E mërkurë, 12 Nëntor, 2025

Maloku: S’besoj fare në ‘Naivitetin e Rambos’!

Profesori i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fadil Maloku e ka komentuar takimin e nesërm të Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj me Presidentën e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.

Ai në profilin e vet Facebook, ka shkruar se shkuarja e Ramushit, në takimin e nesërm, është thjesht një deriçkë e daljes nga ngërçi politik.

Postimi i plotë i Fadil Malokut:

S’besoj fare në “Naivitetin e Rambos”!

1 .Shkuarja e Ramushit, në takimin e nesërm te ZARFI… s’duhet shikuar as si koketim, as si dallim konceptual, e as si frikë nga perëndimi, e aq më pak si ndonjë koncesion i mundshëm…!

2. Por, thjesht, si një deriçkë e daljes nga ngërçi politik, e sidomos si një ridëshmi e qëndrimit opozitar për qeverinë dhe qeverisjen aktuale…!

3. Ndryshe, kjo shkuarje…do ishte një vetëvrasje e padiskutueshme politike e Tij dhe e AAK-s!

Më Shumë

Totaj: Do të jem kryetar i të gjithëve

Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) fitoi dje mandatin e dytë të kryetarit të komunës së Prizrenit, pas një gare në balotazh...

Pas shfaqjes së arinjve në fshat, shkolla në Bellobrad kërkon masa sigurie nga policia

Shkolla ‘Sezai Surroi’ në Bellobrad të Dragashit ka dërguar një kërkesë zyrtare drejt Policisë së Kosovës për ndërmarrjen e masave të menjëhershme të sigurisë...

Lajmet e Fundit