6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Man Utd merr vendim për Pogba, a do të shitet në verë?

Manchester United ka marrë vendim përfundimtar për të shitur Paul Pogban në fund të sezonit, sipas mediave në Ishull, transmeton Insporti.

Manchester United tashmë ka aktivizuar klauzolën për të zgjatur kontratën e Pogba për 12 muaj shtesë, kështu që tani kontrata e tij skadon në qershor 2022.

Pogba nuk po luan siç pritej këtë sezon dhe nuk mund të imponohet si një udhëheqës skuadre, kështu që menaxhmenti beson se është koha e duhur për ta shitur atë.

Në verë, Pogba do të hyjë në vitin e fundit të kontratës, kështu që “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm ta lëshojnë atë për një shumë prej 60 milionë funte.

Eksperti i transferimeve në Britani Alex Crooks pretendon se menaxhmenti tashmë ka marrë një vendim përfundimtar.

“Me sa di unë, United dëshiron të shesë Pogba verën e ardhshme. Për shkak të kësaj, ata aktivizuan klauzolën për zgjatjen e kontratës së tij deri në vitin 2022, në mënyrë që ai të mos largohej si agjent i lirë”.

“Unë mendoj se klubi e pa që ata nuk mund të përdorin Fernandes dhe Pogban në të njëjtën skuadër, kështu që ata do të shesin francezin”.

Më Shumë

Milani nis sulmin final për Zirkzee

Skuadra e Serie A, Milan-i tani po bën presion për të nënshkruar me Joshua Zirkzee nga Bologna dhe po shton përpjekjet e tyre për...

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit