“Viva Fresh Store” ndihmon familjet e varfra në Prizren

viva fresh storeShoqata Humanitare “Nëna Tereze” në Prizren, do të shpërndajë ndihma humanitare për familjet e varfra.

Kryetar i Qendrës së Shoqatës në Prizren, Marash Berisha tha se ndihmat që do t’iu shpërndahen familjeve të varfra janë siguruar nga Ndërmarrja Tregtare “Viva Fresh Store”.
“Viva Fresh Store” është treguar zemërgjerë për t’i ndihmuar familjet me nevojë”, tha Berisha për TVO.

Sipas tij, numri i familjeve që kanë nevojë për ndihmë është i madh.
“Do të ndihmohen familjet më gjendjen më të vështirë ekonomike”.

Ai tregon se kërkesat e këtyre familjeve janë për gjëra elementare ushqimore.

Shoqata “Nëna Terezë”, edhe gjatë këtij viti do ta realizojë edhe projektin e ndërtimit të shtëpive për familjet e pastreha, ndihmë kjo e vazhdueshme e Shoqatës Nëna Terezë në Zvicër./PrizrenPress.com/

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Lajmet e Fundit