4.9 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Manipulime në PDK-në e Prizrenit, jep dorëheqje Sinan Alia

SinanAlia-pdkPër shkaqe të pakënaqësisë së organizimit dhe zgjedhjes së kryetarit të degës së PDK-së në Prizren, dhe disa parregullsive tjera, anëtari i kryesisë së kësaj partie në Prizren dhe Këshillit Drejtues të PDK-së në qendër, Sinan Alia ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga këto poste.

Ai tashmë i ka informuar drejtuesit e PDK-së se ai nuk do të jetë më as anëtar i kryesisë së PDK-së në Prizren dhe as anëtar i Këshillit Drejtues në qendër.

Sinan Alia, ish anëtar i kryesisë së PDK-së në Prizren dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie ka thënë për Kosovapress se shkaqet pse ai ka dhënë dorëheqje kanë qenë parregullsitë në zgjedhjen e kryetarit të PDK-së në Prizren, pasi PDK në qendër ka bërë lojëra jo demokratike dhe jo të drejta.

“Për shkak të natyrës jo fer, jo të sinqertë të kryesisë së PDK-së në qendër lidhur me zgjedhjen e kryetarit të PDK-së, dega në Prizren, ne si anëtar të kryesisë jemi futur në zgjedhje me procedura të rregullta, mirëpo ofertat për kryetar të degës në Prizren u janë bërë njerëzve që nuk kanë marr pjesë fare në procesin zgjedhor lokale në kuadër të PDK-së, dega në Prizren, si dhe shumë gjërave tjera. Po ashtu, nuk është bërë zgjedhja e kryesisë në mënyrë transparente, pasi ka qenë një listë e përpunuar nga PDK-ja në qendër, gjera të imponuara e gjëra tjera”, ka thënë Alia përmes telefonit.

Ai ka shtuar se më nuk do të jetë as në funksionet e PDK-së e as anëtar i thjesht i kësaj partie.

Sinan Alia me profesion është skulptor dhe historian, ndërsa, përveç pjesëmarrës në luftën e fundit në Kosovë, pas përfundimit të saj, ka qenë një nga themeluesit e degës së PDK-së në Prizren.

Më pastaj, ai ka qenë kontribuues i PDK-së, por nuk ka qenë udhëheqës në strukturat e PDK-së, ndërsa këtë vit është futur në kryesi me votë përmes një procesi zgjedhor të drejtë dhe demokratik. /Kosovapress/

Më Shumë

Zafir Berisha uron 18-vjetorin e Pavarësisë: Liria nuk guxon të negociohet

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka uruar qytetarët me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit. Në mesazhin e tij, ai...

Ndahet nga jeta profesori Hajdar Mallaku

Ka ndërruar jetë profesori Hajdar Mallaku, i cili deri në pension ka punuar  në gjimnazin "Gjon Buzuku" në Prizren. Ai  ka dhënë kontribut të çmuar...

Lajmet e Fundit