17.5 C
Prizren
E premte, 24 Tetor, 2025

Marrëveshja me MCC-në, Hovenieri: I lumtur që shoh Kosovën dhe ShBA-në që thellojnë partneritetin

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i është gëzuar marrëveshjes milionëshe të nënshkruar nga Kosova dhe Korporata amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje e thellon marrëdhënien në mes të Kosovës dhe ShBA-së, derisa ka shtuar se i pret me padurim rezultatet që do të sjellë kjo marrëveshje.

“I lumtur të shoh Kosovën dhe ShBA-në të ndërmarrin këtë hap tjetër që thellon partneritetin tonë të përbashkët. Mezi presim të shohim rezultate domethënëse nga ky kompakt në muajt dhe vjetët e ardhshme”, ka shkruar Hovenier në llogarinë e vet në “Twitter”, duke shpërndarë edhe postimin e drejtoreshës së MCC-së, Alice Albright, e cila po ashtu e cilësoi marrëveshjen si thellim të raporteve mes dy shteteve.

Në hapësirat e Kongresit Amerikan mbrëmë është nënshkruar marrëveshja në vlerë prej 236.7 milionë dollarë, e cila ka për synim të ndihmojë Kosovën në fushën e energjisë, ndërkaq role kyçe do të kenë edhe gratë.

 

Nënshkrimet në marrëveshje janë vënë nga drejtoresha Albright dhe ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli.

Më Shumë

United Basketball fiton bindshëm ndaj Junior 06

United Basketball ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Junior 06 me rezultat 87:73 (30:16, 25:20, 18:18, 14:19), në kuadër të Superliga Femrat, raporton PrizrenPress. Skuadra...

Nga kjo e diele do të flemë një orë më shumë, po kalojmë në orën e dimrit

Ora e dimrit në pjesën më të madhe të Evropës fillon natën midis të shtunës dhe të dielës, më 25 dhe 26 tetor 2025. Ora...

Lajmet e Fundit