19.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Marrëveshjet e Brukselit duhet të zbatohen

AndreasFerrarese-ambasadori italianAmbasadori i Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, ka thënë se Italia mbështet fuqishëm perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe ka bërë thirrje që marrëveshjet e arritura në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zbatohen.

Gjatë një takimi me zëvendëskryeministren Edita Tahiri, ai ka shprehur gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të rëndësishme dhe në veçanti në atë ekonomike.

Ambasadori Italian, ka thënë se qëndrimi i Qeverisë italiane është se marrëveshjet e arritura në Bruksel, janë kontribut për paqen dhe integrimet evropiane për të dyja shtetet. Ai, ka theksuar se marrëveshjet e arritura në Bruksel, duhet zbatuar në tërësi, në mënyrë që ky të jetë kontribut i fuqishëm për integrimin e rajonit në strukturat euroatlantike.

Ndërkaq, zëvendëskryeministrja Tahiri, duke folur për politikat e fqinjësisë së mirë të Kosovës dhe përparimet dhe sfidat në dialogun e Brukselit, ka thënë se Kosova po dëshmohet konkretisht si partnere serioze ndërkombëtare në përpjekjet për paqe dhe stabilitet në rajon.

Tahiri, ka thënë se Kosova meriton më shumë mbështetje në integrimet evropiane, si një shtet me vizion të qartë euroatlantik. Ajo, ka thënë se nënshkrimi i Marrëveshjes Stabilizim Asocim me Bashkimin Evropian dhe liberalizimi i vizave do të jenë tregues të konkretizimit të mbështetjes për Kosovën.

Më Shumë

Malishevë: Dy raste të dhunës në familje

Në 24 orët e fundit në Malishevë janë raportuar dy raste të dhunës në familje, ka njoftuar Policia e Kosovës, shkruan PrizrenPress. Një femër kosovare...

Kuvendi i Prizrenit bart mbi 2 milionë euro në projekte për vitin 2024

Kuvendi i Prizrenit ka miratuar sot bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake të rritura nga ato të planifikuara për vitin e kaluar. Shuma e...

Lajmet e Fundit